Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Fake news vs Gjuha e urrejtjes

“Fake news vs Gjuha e urrejtjes” ishte tema e fundit e ciklit te takimeve te organizuara tek Qendra Rinore Arka ne kuader te projektit “Shkodra: eksperiencë e jetuar e dialogut dhe harmonisë ndërfetare”, mbështetur nga NDI Albania.
Gazetari i njohur Bepin Kolvata, i ftuar per te referuar per kete teme theksoi qe: Ne kohët që jetojmë ku teknologjia është bërë mjet i pandarë komunikimi, është rritur edhe rreziku i përhapjes në masë të lajmeve të rreme dhe shfaqjes së gjuhës së urrejtjes. Ky është një nga kërcënimet më të mëdha që ka sot media tradicionale por edhe format e reja të komunikimit ku hyjnë rrjetet sociale dhe portalet online. Statistikat cdo ditë tregojnë për një rritje të numrit të lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, aq sa filtri për ti kontrolluar bëhet përherë e më i vështirë. Gjendur në këtë situatë, edukimi i masave, pra audiencës është një prej detyrave parësore. Ai gjithashtu theksoi qe: Së pari ato duhet të jenë të kujdesshëm të zgjedhin të informohen në portale dhe media serioze, që ju dihet pronësia dhe bëhet publik emri i gazetarit që ka prodhuar lajmin. Nga ana tjetër nevojitet të shmangen komentet dhe replikat që nxisin gjuhën e urrejtjes dhe krijojnë shtigje për konflikte që nga virtuale mund të kthehen reale, (shembujt për këto raste nuk mungojnë). Shqipëria edhe pse është një vend që shquhet për harmoninë fetare, tematikat me bazë fenë janë të brishta dhe vitet e fundit kanë dëshmuar se janë lehtësisht pre e lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes. Mjafton të përmendim situatat e krijuara me “Xhihadistët”, “sulmet terroriste”, “arrestimet e imamëve të vetshpallur” etj.
Duke qënë një sfidë globale kjo e “luftës” me fake news dhe gjuhën e urrejtjes, duhet që jo vetëm institucionet shtetërore, por të gjitha organizmat të veprojnë për të rritur ndërgjegjësimin dhe punuar në minimizimin e pasojave që shkaktojnë sot këto dy “trende” të rrezikshme të kohës!
Takimi vazhdoi dhe me nje debat kontruktiv me pjesemarresit dhe te gjithe ishin dakort qe sesione te tilla informimi jane shume te rendesishme dhe qe duhet vazhduar te organizohen ne menyre periodike.

Leave a comment