Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Vizitë ne objektet e trashëgimisë fetare në Shkodër – AMI DIZDARI

Qendra Rinore Arka zhvilloi turin ndërfetar me aktivistët e rinj të qytetit të Shkodrës në objektet e kultit të qytetit, duke paraqitur bashkëveprimin dhe mirëqënien mes besimeve në Shqipëri.  Destinacioni i parë përkoi me Kishën Biblike Baptiste. Aty na u treguan aktivitetet të cilat organizoheshin në ambientet e kishës dhe jo vetëm. Vendodhja e kishës në qendrën e qytetit e bënë vizitën tonë edhe më interesante. Turi vijoi me Kishen Ortodokse “Lindja e Krishtit”. Kjo kishë ishte e para në llojin e saj në qytetin e Shkodrës. Mësuam se kur u hap kjo kishë, në fund të ceremonisë u bë celebrimi i meshës së shenjtë nga  At Aleksandër Petani dhe se kontributi i kishave ortodokse ka qenë vazhdimisht edhe nga ana sociale. Bashkë me aktivistet e tjerë e vazhduam këtë tur më tej me Xhaminë Ebu Bekr. Sipas informacioneve që morëm, ky objekt kulti në Shkodër do të sillte ndryshime në mënyrën se si banorët e asaj kohe do ta shihnin fenë. Një fakt interesant ishte që në përvjetorin e parë të Pavarësisë, në vitin 1913. Xhamia Ebu Bekr lidhi një shirit me drita dhe flamuj që bashkonte minaren e xhamisë me Kishën Franceskane në shenjë uniteti të shqiptarëve.  Ky tur do të finalizohej me destinacionin e fundit, Katedralen katolike te qytetin tonë. Ambientet e kësaj katedraleje janë masive me një arkitekturë të mahnitshme.

Leave a comment