Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Vizitë ne objektet e trashëgimisë fetare në Shkodër – ERGEZA HOTI

Kisha Biblike Baptiste
Kisha Biblike Baptiste është një nga objektet e kultit që më ka bërë më shumë përshtypje pasi ishte hera e pare që vizitoja një objekt të tillë kulti. Kjo kishë nuk ka arkitekturën e zakonshme të kishave, nuk ka pikturat apo mozaikët e kishave. Ajo është një ndërtesë e zakonshme si nga jashtë ashtu dhe në ambjentet e brendshme. Në katin e parë ofronte ambjente ku femijet mund të argetohen me njëri tjetrin dhe të mësojnë.

Xhamia Ebu-bekër
Për mua ishte hera e parë që vizitova një xhami dhe ajo ishte xhamia Ebu-bekër. Aty mbizotëronte qetësia, pastërtia dhe rregulli. Personat që hynë në xhami duhet të heqin këpucët dhe ti vendosin në raft. Ambjentet e grave ishin të ndara nga ato të burrave. Gratë kryenin lutjen ne katin e dytë; kjo vendosje është bërë në mënyrë që të respektojnë figurën e gruas duke e vendosur lart.

Leave a comment