“Besimi dhe bashkejetesa fetare ne diktaturen komuniste” ishte tema e pare e takimit te organizuar tek Qendra Rinore Arka me date 23 Nentor 2022.
Aktiviteti eshte organizuar ne kuader te projektit “Shkodra: eksperiencë e jetuar e dialogut dhe harmonisë ndërfetare”, mbështetur nga NDI Albania dhe i ftuari i parë i këtij cikli takimesh ishte Pjerin Mirdita, përgjegjës i Vendi Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër.
Z..Mirdita prezantoi per pjesemarresit materiale fotografike dhe historike, të lidhura me instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, dallimet ideologjike mes komunizmit dhe besimeve fetare, kronologji të zhvillimeve të rëndësishme të rapo1rtit mes shtetit komunist shqiptar dhe fesë, shembuj dhe praktika të bashkëjetesës fetare në përiudhën e diktaturës.
Gjatë prezantimit u evidentua dhe roli kryesor i figurave të larta klerikale dhe njëkohësisht intelektuale të vendit tonë, që jetën e tyre e sakrifikuan për një Shqipëri të lirë. Gjithashtu një vend të rëndësishëm në prezantim zuri dhe viti 1967 dhe shume fakte të tjera historike, pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri.
Në pjesen e dytë te aktivitetit u bënë shumë pyetje dhe u nxitën shumë diskutime, sidomos nga të rinjtë pjesëmarrës. Ata treguan eksperienca personale dhe familjare se si ata e perceptonin përiudhën e dikaturës komuniste. Një tjetër temë e rëndësishme diskutimi ishte dallimi mes mënyrës së besimit në komunizëm dhe asaj në ditët e sotme. Disa nga pyetjet më të rëndësishme ishte: A kemi krizë besimi sot? A sakrifikon shoqëria shqiptare ashtu siç sakrifikoi gjatë diktaturës komuniste? A janë të rinjtë të angazhuar apo ka indiferentizëm? Po klerikët sot, a janë në shembullin e figurave të shquara klerikale të kombit tonë?
Disa nga të rinjte gjithashtu treguan eksperienca me të huaj që ishin rikthyer pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe ndryshimi i perceptimit mbi atë çfarë atyre u ishte prezantuar gjatë komunizmit, pasi e kishin vizituar Shqiperine gjatë asaj periudhe. Atyre u ishte prezantuar Shqipëria si vendi i fabrikave, hidrocentraleve dhe veprave te rëndësishme, duke i lënë përshtypjen për një Shqipëri të zhvilluar dhe të begatë.
Ndërsa shume nga të rinjtë nuk kishin dëgjuar asnjëherë për Muzeun Ateist në Shkodër, si muzeu i vetëm në llojin e tij në botë.