“Dialogu ndërfetar, model vlerash dhe jetese” ishte tema e tretë e ciklit te takimeve te organizuar tek Qendra Rinore Arka ne kuader te projektit “Shkodra: eksperiencë e jetuar e dialogut dhe harmonisë ndërfetare”, mbështetur nga NDI Albania.
Ne fjalen e tij profesor Xhahid Bushati ishte bazuar ne kater nocione te fuqishme te cilat, sipas tij, jane: dialogu, dialogu nderfetar, modeli i vlerave dhe modeli i jeteses. Ai theksoi se duhen perdorur me kujdes, me takt, me argument e me kulturologji.
Profesor Xhahidi gjithashtu theksoi se dialogu dhe bashkejetesa nderfetare eshte realitet i epokes ku jetojme. Edhe biseda jone ne dukje e thjeshte dhe e vogel, por ka vlera te qenesishme dhe i shtohet opusit te kesaj fushe me kendveshtrimet origjinale tona, me pyetje e diskutimet, gje qe perben identitet dhe pasuri. Keto elemente Shkodra i ka, i perfaqeson, i rrezaton. Ketij qyteti te dashur, le tiaj shtojme me shume miresine dhe begatine.
Profesor Xhahid vazhdoi biseden me te rinjte duke dhene dhe shembuj nga jeta e tij, nga shembuj brenda dhe jashte Shkodres, foli per momente historike te dialogut dhe bashkejeteses fetare, si dhe preku dhe diktaturen komuniste e cila rezultoi me shume probleme per besimet fetare ne Shqiperi.