“Liria e mendimit, ndergjegjes dhe fese, si te drejta themelore te njeriut” ishte tema e dyte e ciklit te takimeve te organizuar tek Qendra Rinore Arka ne kuader te projektit “Shkodra: eksperiencë e jetuar e dialogut dhe harmonisë ndërfetare”, mbështetur nga NDI Albania.
Në takimin e të rinjve me Hysmir Idrizin, eshte diskutuar në lidhje me raportin e ligjit me lirinë, mendimin, ndërgjegjen dhe fenë.
Për të nxitur kritikën e qytetarëve ndaj ligjit dhe raporti që ka shteti ndaj të drejtave dhe lirive themelore, Hysmiri solli në vëmendje krahasimin ndërmjet Kushtetutës së 1976 dhe 1998, në lidhje me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Të rinjtë u vendosen përballë sfidës për të dalluar përmbajtjejn e dispozitave të 1976 dhe 1998. Në fund të kësaj pjesmarrësit kuptuan se nuk është autoriteti që përcakton të drejtën, por e drejta përcakton autoritetin.
Gjatë këtij diskutimi të pranishmit u ndanë në dy grupe dhe analizuar dy raste nga praktika, një nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe tjetri i lidhur me Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të Kombeve të Bashkuara.
Në fund, të dyja grupet analizuan faktet e çështjeve dhe arritën në të njëjtin konluzion me vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut në OKB. Ky është një tregues lidhur me rëndësinë e edukimit ligjor të shoqërisë dhe krijimin e një sensi të përbashkët mbi drejtësinë.
Në fund pasi grupet shprehen vendimin që kishin marrë, u njohën dhe me vendimet e GJEDNJ dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut, OKB.
Nga krahasimi kuptohej se me aq sa u diskutuan, të pranishmit krijuan atë që quhet intuitë ligjore, të përafërt me atë që kanë vendosur institucionet për dhënien e drejtësisë.