U bëra pjesë e një cikli takimesh, pjese e projektit “Shkodra: experience e jetuar e dialogut nderfetar. Përpos informacioneve që mora gjatë këtyre takimeve me njerëz nga sfera të ndryshme të jetës(profesorë, gazetarë, etj), pata mundësinë të bëhem pjesë e një turi në objektet e kulteve fetare.
Shijuam pamjet mahnitëse të Kishës së Madhe, Xhamisë Ebu Bekër, Kishës Ortodokse, etj.
Si të preferuarën time, mund të përmend Kishën e Madhe (Katedralen). Nuk ishte hera e parë që hyja, por emocionet ishin të njëjta si herën e parë.
Jam shumë e lumtur që u bëra pjesë e këtij turi, pasi më shërbeu për të marrë informacione më të detajuara për objektet fetare të qytetit tim.