Turi nderfetar ishte nje aktivitet qe pati rendesi te vecante, pasi na sherbeu ne te rinjve ne njohjen dhe zgjerimin e kultures historike fetare ne qytetin tone. Permes ketij turi u njohem me konkretisht dhe nga afer me mendime, qendrime e vleresime rreth bashkejeteses fetare ne Shkoder, bashkejetese e cila çon ne nje fryme harmonie e solidariteti, bashkepunimi konstruktiv per nje shoqeri mendjehapur e te shendetshme. Personalisht, si nje i ri me aspirata dhe qellime ne jete, pelqej dhe deshiroj te kem pika referimi dhe modele te cilat do te me ndihmojne te behem neser nje qytetar i mire.