Gjatë vizitës në objekte të ndryshme të kultit në Shkodër për mua ishte një eksperiencë shume e veçantë. Ishim të shoqëruar me një historian të çeshtjeve historike i cili na dha shumë informacione të vlershme. Ishte dicka e re e pa përjetuar më përpara per mua vizita në xhami. Aty ne takuam edhe me imamin Alban Kali, I cili ishte pjese e projektit. Gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishte ndarja e grave dhe burrave gjatë kryerjes së riteve. Gratë qëndronin në pjesën e sipërme të xhamise kjo ishte për ti respektuar ato. Gjithashtu një gjë tjetër që mu duk interesante ishte dyshemeja e cila ishte e dizenjuar në mënyre të tillë që përcaktonte distancen e personave.
Në vazhdim të tourit ne vizituam edhe kisha, mora shumë informacione të vlershme historikë edhe pse një e shkuar plot luftra, ku shume objekte fetare janë shkatërruar fatmirësisht disa kanë shpëtuar dhe kjo dëshmon harmoninë fetare në Shkodër.
Një gjë tjetër që më ka mbetur në mendje,edhe pse ne ishim një grup që i përkisnim besimeve të ndyshme, të gjithë kishim dëshirë të njejtë për ti vizituar objektet dhe për të marrë sa me shumë informacione në mënyre të barabartë kjo tregon që bashkëjetesa fetare është një vlerë shumë e çmuar në Shkodër.